Jo shumë shpesh kemi parë Bora Zemanin duke na njoftuar me familjarët e saj.
E së fundi ajo na ka prezantuar me babain e saj.
Ajo ka postuar një imazh me të, të cilën e kishte shkrepur kohë më parë.
Moderatorja e ka quajtur mbret derisa e ka kujtuar ditën kur i bëri një surprizë të veçantë atij.
Zemani kishte bërë tatuazh gradën e kolonelit, të cilën i ati i saj e kishte mbajtur pothuajse 30 vite punë si oficer aktiv i Forcave të Armatosura Shqiptare.
Moderatorja tutje ishte shprehur se kjo befasi u prit mirë nga ai dhe se e kishte shijuar pa fund.