Home Lajme Botë Bombardimet ruse lënë 40 për qind të banorëve në Kiev pa ujë

Bombardimet ruse lënë 40 për qind të banorëve në Kiev pa ujë

0
Bombardimet ruse lënë 40 për qind të banorëve në Kiev pa ujë

Dyzet për qind e banorëve të Kievit kanë mbetur pa ujë, tha kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas mbrëmjen e sotme.

“Që nga kjo orë, 270,000 apartamente në kryeqytet janë pa energji elektrike”, njoftoi kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko përmes Telegram.

“40 për qind e konsumatorëve të kryeqytetit janë pa ujë. Në mëngjes, , 80 për qind e banorëve nuk kishin furnizim me ujë dhe 350,000 apartamente nuk kishin energji elektrike”, tha kryebashkiaku, shkruan The Guardian.

Klitschko tha se specialistët nga kompania e furnizimit me ujë Kyivvodokanal “po punojnë për të stabilizuar funksionimin e stacioneve të ujit sa më shpejt të jetë e mundur”. Raketat ruse goditën infrastrukturën e energjisë dhe ujit në të gjithë Ukrainën më herët sot, duke lënë pas ndërprerje të energjisë dhe furnizim të kufizuar me ujë në pjesën më të madhe të Kievit.

Exit mobile version