Kryeministri Albin Kurti para pak çastesh doli nga transmetimi Live nga faqja e tij zyrtare e Facebook ndërsa po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Prishtinë.
Nuk ka ende shpjegime pse e bëri këtë veprim. Transmetimin e ndali teksa po fliste vartësja e tij, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla- Schwartz.
Në disa momente, jo të pakta, ishin gafat e ministres së jashtme, ato që e bënë këtë figurën politike të mediatizuar në Kosovë e më gjerë.
Por, a pati pasiguri kryeministri tek sa Gërvalla po e mbante fjalimin duke e ndal transmetimin Live, përkatësisht duke e cenzuruar atë që së paku t’i shmanget ndonjë gafe të mundshëm që mund të bënte ajo?!