Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka treguar për një rast kur një person ka paguar 100 mijë marka për të gjetur trupin e familjarët të pagjetur.
Blakaj tregon disa raste kur disa të zhdukur ishin gjetur në burgje të Serbisë, ndërsa ka thënë se shpresat e familjarëve të të zhdukurve që të gjejnë të gjallë familjarët e tyre nuk shuhet.
”Ka të drejt zotëri Hoti kur thotë se lista e parë e draftuar e personave të zhdukur ka përmbajtur më shumë se 6 mijë emra. Kjo ka ndodhur se familjarët e personave për fatin e të cilëve nuk e kanë ditur i kanë lajmëruar pas luftës. Kryqi Kuq ndërkombëtar i është lejuar të vizitojë të gjitha burgjet në Serbi dhe i ka identifikuar personat që janë të raportuar si të zhdukur. Disa prej tyre janë gjetur gjallë. Nuk kemi pasur asnjë të dhënë që ka qendër të mbajtjes në Serbi ku janë mbajtur të zhdukurit. Është një rast, një i mitur ishte gjetur në një jetimore dhe nuk më kujtohet. Ka qenë edhe një person tjetër që ka jetuar në Beograd. Ai i është kthyer familjes për vizitë”, tha ai.
“Si duket është në natyrën e njeriut që të mbajnë shpresë që familjarët e tyre janë ende gjallë. Një mik i yni kishte shitur tokën. Sadri Tahiraj nga Racaj. Ka pasur një djalë të vetëm dhe me atë miqësinë që kemi pasur dhe kontaktet, i ka dhënë mbi 100 mijë marka. Ka vdekur edhe gruaja e tij. Trupi i tij pushon në varrezat e Mejës”, përfundoi ai.