Home Lajme Bislimi: Prokurorët dhe gjyqtarët kishin paga më të larta se kryeministri, çuditem se gjyqësori i thirrur në drejtësi nuk reagoi

Bislimi: Prokurorët dhe gjyqtarët kishin paga më të larta se kryeministri, çuditem se gjyqësori i thirrur në drejtësi nuk reagoi

0
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim për ulje të pagave në sektorin e drejtësisë.

Saktësisht, Qeveria vendosi që të ulë pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend.

Kësisoj, Qeveria Kurti vendosi që të tërheq vendimin e marrë më parë nga Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Kurse sot, zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, sot theksoi se në rast se vendimi i Qeverisë Kurti është arbitrar siç po thuhet, i tillë ishte edhe ai që ishte marrë më parë nga Qeveria e Haradinajt.

“Pra ne vetëm e kemi zhbë një dëm që është bërë më përpara, pra e kemi tërheq një vendim arbitrar”,tha ai.

Bislimi tha gjithashtu se mendon se secili prej gjyqtarëve dhe prokurorëve ka një kontratë pune ku figurojnë objektivat dhe indikatorët e që s’kanë të bëjnë me pagën, por me qëllimin e punës.

“Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët kanë pas paga më të larta se kryeministri dhe kjo besoj nuk gjendet në asnjë vend të botës. Gjyqësori që është i thirrur për drejtësi më vie çudi që s’kanë reaguar për rritje të pagave në mënyrë arbitrare, për të thënë se nuk është në rregull me pas pagë të tillë”,theksoi ai.

Exit mobile version