Home Ballina Bislimi: Ligji për paga është për nivelizim, s`është ligj për rritje të pagave

Bislimi: Ligji për paga është për nivelizim, s`është ligj për rritje të pagave

0

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë që projektligji për paga është për nivelizimin e tyre dhe nuk duhet prezantuar si rritje pagash për të dy sektorët e që eventualisht do ta përmirësonte koston e jetesës.

Bislimi sot foli para Komisionit për Integrime Evropiane, ku tha se ky projektligj po vonohet pasi që po duan ta përpilojnë një ligj cilësor i cili nuk do të kthehej mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese si më parë.

“Te projektligji për paga e vlerësova qysh në fillim kur ju nuk ishin të sallë që drafti ka qenë gati që në janar por ka qenë kërkesë e imja edhe e ministrit të financave që të mos ecet tutje për arsye se kemi disa brenga se çështje të caktuara nuk janë zgjidhur sa duhet. Ideja jonë është që projektligji kur të vijë në kuvend të jetë i tillë që të mos mund të na kthejnë prapa nga gjykata kushtetuese dhe të mos mund të dalë dikush dhe të thotë por ja kjo pjesë e shërbimit civil nuk është adresuar si duhet brenda ligjit”, ka thënë Bislimi në Kuvend, njofton Klan Kosova.

“Për shembull, siç e dini disa versione kanë qarkullu nëpër publik, kanë kriju pak shqetësime, ka reagime të agjencive të pavarura se si trajtohet këtu, ideja jonë është që në atë moment kur ligji të jetë i gatshëm t’i adresojë të gjitha brengat, ai duhet të sillet në Kuvend”.

“Meqë po tentojmë të rregullojmë veprimet e administratës publike dhe kompensimin, që ka të bëjë me 85 mijë zyrtarë, edhe me 1/3 e buxhetit të Kosovës, besoj se të gjithë duhet të jemi koshientë për rëndësinë që e ka ky dokument edhe nuk guxojmë me e leju luksin që të gabojmë andaj presioni si dhe m sille ma shpejt sille ma shpejt mendoj që nuk kontribuon në këtë drejtim të idesë së ndërtimit të një dokumenti kualitativ”.

“Ju e dini që e kemi sjellë një herë në Kuvend e keni masakru, është aprovu, Gjykata Kushtetuese ka kthy prapa. Nuk duam ta bëjmë gabimin e njëjtë”.

Bislimi tha se ky projektligj mund të rezultojë në rritje të pagave, porse qëllimi kryesor është rregullimi dhe nivelizimi i pagave në sektorin publik.

“Tek projektligji për paga, mendoj që janë dy elemente shumë me rëndësi. Projektligji për paga nuk është projektligj për rritje të pagave – është projektligj për paga. Nuk është mirë publikut me ia prezantu si narrativë që është  t’u ardhë një ligj që i rrit pagat. Është duke ardhur një ligj që i nivelizon dhe i rregullon pagat, se nuk kanë qenë të rregulluara” tha ai.

“A ka me rezultu në rritje? Mbase po, mirëpo nuk është projektligj për rritjen e pagave, nuk është projektligj që kam e i zgjidhë problemet e rritjes eventuale të kostos së jetesës për arsye se projektligji për paga i rregullon vetëm pagat e 80 mijë punëtorëve, e jo të Kosovës. Kosova i ka 1.8 milion banorë, 340 mijë të punësuar, vetëm 80 mijë sosh janë në administratë publike, vetëm këtë pjesë e prek projektligji për paga”.

“Është mirë me i ikë kësaj narrative që qytetarët me e vlerësu që është një ligj që ‘na i zgjidh problemet e rritjes së kostos, por ja që qeveria po e vonon atë’”.

Exit mobile version