Home Ballina Bislimi flet për targat – Tregon cila ishte kërkesa e palës serbe në Bruksel

Bislimi flet për targat – Tregon cila ishte kërkesa e palës serbe në Bruksel

0

Në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar se në dialog me Serbinë në Bruksel është trajtuar çështja e marrëveshjes përfundimtare për targat e përkohshme.

Ai tha se ka prezantuar disa opsione sipas tij, në përputhje me standardet evropiane për zgjidhjen e problemit me targat, mirëpo nuk ka pasur gatishmëri nga ana e palës serbe.

“Për targat janë prezantuar disa opsione në përputhje me standardet evropiane. Pala kosovare ka zgjedh opsionin e vet, por ka munguar nga pala serbe. Ata i kanë kërkuar edhe gjashtë muaj shtesë, për shkak të zhvillimeve pas zgjedhjeve. Kërkesa për ne është joserioze dhe nuk kanë qenë të sinqertë”, tha Bislimi.

Exit mobile version