Home Lajme Botë Bisedimet për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Beograd

Bisedimet për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Beograd

0
Bisedimet për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Beograd
Members of delegations from Ukraine and Russia, including Russian presidential aide Vladimir Medinsky (2L), Ukrainian presidential aide Mykhailo Podolyak (2R), Volodymyr Zelensky's "Servant of the People" lawmaker Davyd Arakhamia (3R), hold talks in Belarus' Gomel region on February 28, 2022, following the Russian invasion of Ukraine. (Photo by Sergei KHOLODILIN / BELTA / AFP) / Belarus OUT

Prej 24 shkurtit Rusia ka nisur sulmet e pandërprera ndaj Ukrainës. Së fundmi në kuadër të vendosjes së një marrëveshje, Rusia duket se si vendtakim për delegacionet shikon edhe Beogradin.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një prononcim të dhënë për mediat është shprehur se Rusia do të jetë e gatshme të marrë në konsideratë qytete të tjera për negociata me Ukrainën, duke përfshirë Beogradin.

Vendi i takimit duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Ne mbajtëm tre raunde bisedimesh ballë për ballë në Bjellorusi, pasuar nga një pushim për arsye teknike, ishte e vështirë të takoheshim drejtpërdrejt. Tashmë është arritur një marrëveshje për takimin e Stambollit, e cila pasqyron një pikë gjeografike në të cilën mundësitë e të dyja palëve kanë përkuar.  Edhe pse, e përsëris, sigurisht që do të jemi të gatshëm të shqyrtojmë edhe lokacione të tjera, përfshirë Beogradin”, është shprehur Lavrov.

Exit mobile version