Për më shumë se katër orë ose pesë po vazhdojnë në Bruksel takimet ndërmjet Albin Kurtit e Aleksandër Vuciqit, me lehtësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së.
Deri tani nuk ka asnjë lajm nga atje se palët janë ofruar ose se mund të ketë ndonjë ujdi për targat ose çfardo qoftë që është shtruar në tavolinën e negociatave.
Gazeta Blic më herët raportoi se palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e ku Serbia ka refuzuar çdo që që është ofruar në tavolinë nga pala kosovare.
Por, përderisa në Bruskel nuk ka ndonjë lëvizje, Gazeta Blic mëson nga burimet brenda ministrsë së Punëve të Brendshme se Qeveria e Kosovës sapo mori një vendim të ri e që lidhet me policinë e Kosovës.
“Policisë së Kosovës i është vazhduar vendimi për qëndrim në punë 12 orë në ditë dhe një pjesë e tyre duhet të jetë në gjendje të lartë gatishmërie”, ka thënë ky burim i Gazeta Blic në MPB.