Në fillim të vitit Discord filloi të ofronte integrimin e llogarive të PlayStation Network ku përdoruesit e PS4 dhe PS5 mund të tregonin aktivitetin e tyre të lojërave në Discord për të gjithë miqtë.
Tani mbështetja e plotë për Discord Voice mund të vijë në PlayStation 5.
Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende asgjë, raportohet se platforma është pranë integrimit. Vlen të theksohet se Sony është një prej kompanive që ka investuar së fundi në Discord.
Bisedat zanore të Discord janë tashmë të disponueshme në Xbox që prej 1 muaji e gjysmë.
Funksionaliteti është vënë re vetëm për PS5 dhe përdoruesit e PS4 duhet të ngelin me sistemin e komunikimit të vetë platformës së PlayStation.
Me lojëra si Fortnite dhe Overwatch 2 të cilat i kanë hapur rrugë modaliteteve multiplayer nga disa platforma, një klient zanor i palëve të treta është mbase një funksionaliteteve më të kërkuar.