Billie Eilish ndaloi një koncert për t’i dhënë një inhalator një fanseje që nuk ishte një gjendje të mirë shëndetësore. Këngëtarja 20-vjeçare ishte në mes të një shfaqjeje në State Farm Arena në Atlanta, kur vuri re se një fanse e saj kishte nevojë për kujdes mjekësor.
Pasi vuri re fansen e shqetësuar, Eilish ndaloi shfaqjen e saj dhe thirri stafin mjekësor që t’i jepte ndihmë asaj. Më pas u kërkoi të pranishmëve të tjerë të tërhiqeshin dhe ta linin atë që të rifitonte qetësinë.
Komenti i këngëtares bëri që publiku të fillonte të brohoriste me zë të lartë dhe më pas ajo rifilloi shfaqjen e saj.