Home Rozë Billie Eilish ndalon koncertin për të ndihmuar fansen që nuk mund të merrte frymë (Video)

Billie Eilish ndalon koncertin për të ndihmuar fansen që nuk mund të merrte frymë (Video)

0

Billie Eilish ndaloi një koncert për t’i dhënë një inhalator një fanseje që nuk ishte një gjendje të mirë shëndetësore. Këngëtarja 20-vjeçare ishte në mes të një shfaqjeje në State Farm Arena në Atlanta, kur vuri re se një fanse e saj kishte nevojë për kujdes mjekësor.

Pasi vuri re fansen e shqetësuar, Eilish ndaloi shfaqjen e saj dhe thirri stafin mjekësor që t’i jepte ndihmë asaj. Më pas u kërkoi të pranishmëve të tjerë të tërhiqeshin dhe ta linin atë që të rifitonte qetësinë.

Komenti i këngëtares bëri që publiku të fillonte të brohoriste me zë të lartë dhe më pas ajo rifilloi shfaqjen e saj.

Exit mobile version