Home Lajme Bie njësia A3, përkeqësohet situata e furnizimit me rrymë, mund të ketë reduktime më të shpeshta

Bie njësia A3, përkeqësohet situata e furnizimit me rrymë, mund të ketë reduktime më të shpeshta

0

KOSTT’i ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rëniës nga sistemi të njësisë A3, të bëjë kufizime emenrgjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme.


Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për cka kërkojmë mirëkptimin e tyre.

Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, kërkojmë nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike. Përdorimi i saj në mënyrë eficiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër.

Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që ti kapërcejmë ato sa më lehtë.

Exit mobile version