Home Lajme Botë Bie mbi 5 për qind çmimi i naftës në bursë

Bie mbi 5 për qind çmimi i naftës në bursë

0

Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka rënë mbi 5 për qind.

Kjo ka ndodhur pasi që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka vendosur t’i ulë kostot e karburantit në këtë shtet, raporton “Guardian”.

Kjo lëvizje po shihet se do t’i përkeqësojë marrëdhëniet në mes të kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe industrisë së naftës.

Ai pritet që të bëjë thirrje për një pezullim të përkohshëm të taksës federale prej 18.4 për qind për gallon për benzinën.

Nafta e papërpunuar Brent është duke u tregtuar sot me 109.72 dollarë për fuçi.

Exit mobile version