Home Ballina Biden dhe Xi kundërshtojnë ngjarjet në Ukrainë

Biden dhe Xi kundërshtojnë ngjarjet në Ukrainë

0
Biden dhe Xi kundërshtojnë ngjarjet në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë përmes videolidhjes me presidentin kinez, Xi Jinping.

Mediat raportojnë se presidenti kinez Xi, ka thënë se lufta që po ndodh në Ukrainë nuk është në interes të askujt.

“Kriza në Ukrainë është diçka që ne nuk duam ta shohim”, citohet të ketë thënë Xi, raporton Reuters.

“Marrëdhëniet ndër-shtetërore nuk mund të shpien drejt konfrontimeve ushtarake. Konflikti dhe përplasja nuk janë në interes të askujt. Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar”, shkruan CCTV, duke cituar presidentin Xi.

Diskutimi në mes dy presidentëve është i pari pas disa muajve, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Telefonata vie në kohën kur një rrjet i diplomatëve amerikanë thanë se Kina ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar Rusinë me asistencë ushtarake dhe financiare si pjesë e luftës së saj në Ukrainë.

Ndërkohë që ende nuk është e qartë nëse Kina ka për qëllim ta furnizojë Rusinë me këto ndihma, janë shprehur për CNN burime të inteligjencës amerikane.

Exit mobile version