![Besnik Tahiri vendos pankarta në Kuvend: Ku është Ligji i Pagave? Besnik Tahiri vendos pankarta në Kuvend: Ku është Ligji i Pagave?](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/03/asss-1-1080x720-1.jpg)
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka vendosur disa pankarta pak para fillimit të seancës.
Në pankarta shkruhej ” Ku është ligji i pagave”
Para fillimit të seancës, Tahiri ka mbajtur edhe një konferencë për media ku ka folur për Ligjin e Pagave, pagën minimale, tërheqjen e Trust-it dhe ngritjen e çmimit të naftës.
“Ky ligj ka qenë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2021, dhe ka pasur zotim të qeverisë që në fund të marsit të kalojë në qeveri. Ku është ligji i pagave, ku jeni fshehur me këtë ligj, ku është procesi i punës për finalizimin e ligjit. Pse na keni thënë se bëhet në mars, apo është pazotësi e juaja dhe nuk dini të bëni këtë ligj. Ky është obligim që e kemi deputet. Ne kemi shtruar dy pyetje për ministrin. Ne kemi propozuar amendament për ligjin e pagave. Është e pafalshme për një qeveri që ka 50 për qind e me ik sot mu fsheh”, tha Tahiri.
Çështja e dytë ka të bëjë me pagën minimale dhe mundësinë që qytetarëve tu lejohet ta tërheqin një pjesë nga Trusti. Për këtë të fundit, tha se AAK-ja mbështet si iniciativë.
“Nuk e di a janë të vetëdijshëm qeveria se fjalët e bukura të tyre se është rrit ekonomia nuk kanë ndikim te populli. Por a është rritur buxheti familjar, një punëtori që është në sektor privat ndër ta jeni edhe ju gazetar. Çka ka përfituar qytetari i Kosovës. Ne mbështesim iniciativën e deputetit Haxhiu që të ndodh tërheqja e Trustit. Ngritja e çmimeve për derivate u raportua dje që për 80 dollarë ka rënë çmimi i naftës në BERZH, pse vazhdon të rritet çmimi, a është prapë mosdije”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.