Home Ballina Besarta Jashari flet në Kongresin Amerikan për krimet serbe

Besarta Jashari flet në Kongresin Amerikan për krimet serbe

0
Besarta Jashari flet në Kongresin Amerikan për  krimet serbe

E mbijetuara e masakrës së Jasharve, Besarta Jashari, së bashku me deputeten Vasfije Krasniqi ka qëndruar sot Kongresin Amerikan, shkruan Scanner.

“Takova kongresmenë që e njihnin Kosovën dhe në mënyrë aktive kontribojnë për Kosovën. Së bashku me Vasfijen, Verën dhe Kadiren mes tjerash takuam Kongresmenin Collin Allred, i cili përpos vlerësimit të lartë për punën e grave në Kosovë – premtoj që do të angazhoht për sigurimin e një rezolute i cili do të mundësoj hetimin e krimeve dhe dhunës seksuale të kryera nga forcat serbe mbi civilët në Kosovë” shkruan Jashari.

Postimi i plotë:

Në kuadër të vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot kisha kënaqësinë të vizitoj Kongresin Amerikan.

E nderuar, takova kongresmenë që e njihnin Kosovën dhe në mënyrë aktive kontribojnë për Kosovën. Së bashku me Vasfijen, Verën dhe Kadiren mes tjerash takuam Kongresmenin Collin Allred, i cili përpos vlerësimit të lartë për punën e grave në Kosovë – premtoj që do të angazhoht për sigurimin e një rezolute i cili do të mundësoj hetimin e krimeve dhe dhunës seksuale të kryera nga forcat serbe mbi civilët në Kosovë.

Për krimet serbe në shekullin e kaluar – ne nuk do të heshtim, që kjo histori kurrë mos të përsëritet.
Shfrytëzova mundësinë që kongresistëve të ju dhuroj librin “NEVER FORGET! – The Serbian Genocide on Albanians 1844-1999” të autorëve Prof.Dr.Nusret Pllana dhe MSc.Agim Aliçkaj.

Krahas kësaj, asnjëherë nuk do të reshtim së kujtuari heroizmin dhe lavdinë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – si frymëzim për atëdhedashurinë.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të

E juaja,
Besarta Hamëz Jashari

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5441068169237495&id=100000030984290
Exit mobile version