Besa Ismaili e PDK-së ka komentuar sot opozitarizmin e PDK-sëz ndërkaq ka thënë se kjo parti është parti e sakrificave, shkruan Scanner.
“Opozitarizmi i PDK-së nuk është përmbyllje apo ndryshim i kauzave tona. Sepse kauzat tona konsistente kanë rrënjë të thella, që kanë ndërtuar ideale dhe besatim me ju, për ju, për ne dhe për Republikën e Kosovës”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës është parti e sakrificave.
Sakrificë e bartur nga lëvizjet ilegale. Nga lufta çlirimtare. Te ndërtimi i institucioneve. Te fuqizimi ndërkombëtar i subjektivitetit të Kosovës. Te zhvillimi ekonomik.
Ne kemi nis një lloj të ri të politikës. Nga reformimi e deri te maturia dhe zgjidhja e problemeve. Me marrjen e përgjegjësive dhe guximin për to.
Të dashur qytetarë, e sidomos përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës, krahas falenderimeve të përzemërta për ju, më duhet të t’iu bëj të qartë se opozitarizmi i PDK-së nuk është përmbyllje apo ndryshim i kauzave tona. Sepse kauzat tona konsistente kanë rrënjë të thella, që kanë ndërtuar ideale dhe besatim me ju, për ju, për ne dhe për Republikën e Kosovës.
Vazhdojmë me punë edhe më të mëdha!