Home Ballina Besa Ismaili e quan lajm të mirë dënimin e Tomë Gashit

Besa Ismaili e quan lajm të mirë dënimin e Tomë Gashit

0

Besa Ismaili ka reaguar pasi Oda e Avokatëve të Kosovës e ka vërtetuar dënimin me gjobë në vlerë 2 mijë e 500 euro ndaj avokatit Tomë Gashi lidhur me rastin e shkelmimit të lypsarit dhe kartonit ku ai mbante paratë e grumbulluara.

Ajo ka ironizuar, duke thënë se avokati i “heshtur” i Lëvizjes Vetëvendosje! Tom Gashi, qenka ndëshkuar nga Oda e Avokatëve për dhunën që ushtroi ndaj skamnorit, e që zgjoi indinjatën tonë më të thellë.

Postimi i plotë:

Avokati i “heshtur” i Lëvizjes Vetëvendosje! Tom Gashi, qenka ndëshkuar nga Oda e Avokatëve për dhunën që ushtroi ndaj skamnorit, e që zgjoi indinjatën tonë më të thellë.

Lajm i mirë ky për të gjithë ne, por që nuk duhet të mbaroj me kaq. Veprimet e tilla të avokatit janë fyese për shoqërinë tonë që mëton virtytet e empatisë dhe humanizmit.

Më e keqja dhe më e shqetësuesja është se ligjerimi i tij në televizione po vazhdon. Një diskurs tejet negativ dhe dëmtues për sistemin vleror të familjeve kosovare, e që nuk do të duhej të ishte i pranishëm.

Hapësira jonë publike dhe mediatike duhet të popullohet me zëra që promovojnë tolerancë dhe empati, dhe assesi dhunë.

Exit mobile version