Home Lajme Botë Berlusconi tërhiqet, presidenti i ardhshëm i Italisë do të zgjidhet me votim të fshehtë

Berlusconi tërhiqet, presidenti i ardhshëm i Italisë do të zgjidhet me votim të fshehtë

0

Parlamentarët italianë do të votojnë për një president të ri të hënën, pasi Silvio Berlusconi i hoqi dorë nga kandidimi për t’u bërë kreu i ardhshëm i shtetit.

Më shumë se 1 mijë ligjvënës dhe delegatë rajonalë do të marrin pjesë në votimin e fshehtë, i përshkruar si i ngjashëm me emërimin e një Pape të ri, që mund të kalojë nëpër disa raunde.

Fituesi i mandatit shtatëvjeçar kërkon një shumicë prej dy të tretash në tre raundet e para të votimit, derisa te e katërta mjafton një shumicë absolute.

Ndërsa vetëm në tre raste në historinë e zgjedhjeve ka dalë një president i ri në raundin e parë.

Berlusconi, i cili i shërbeu Italisë katër herë si kryeministër, nuk arriti të merrte mjaftueshëm mbështetje dhe me anë një letre tha se në frymën e “përgjegjësisë kombëtare” u kërkon mbështetësve të tij “të heqin dorë”  së identifikuari atë si pretendent.

Edhe pse nuk ka kandidatë zyrtarë në zgjedhjet presidenciale të Italisë, 85-vjeçari theu traditën dhe bëri fushatë.

Heqja dorë e tij hoqi një pengesë për negociatat për një kandidat të pëlqyeshëm reciprokisht midis drejtuesve të partive politike. Megjithatë, deri të dielën asnjë kandidat nuk ishte emëruar. Berlusconi, i cili drejton Forza Italia, vuri veton ndaj miratimit të kryeministrit aktual, Mario Draghi, duke argumentuar se ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane duhet të qëndrojë kryeministër deri në fund të legjislaturës në 2023.

Draghi, i cili është vlerësuar me rivendosjen e stabilitetit në politikën italiane, shihet si kryesuesi, edhe nëse mbështetja e gjerë nuk garantohet nga frika se lëvizja e tij në pallatin presidencial mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme, shkruan Theguardian, transmeton Klankosova.tv.

Draghi, 74 vjeç, as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar interesimin e tij për t’u bërë pasuesi i Sergio Mattarella, i cili do të japë dorëheqjen më 3 shkurt. Nëse zgjidhet, Vittorio Colao, ministri i inovacionit teknologjik, thuhet se po përgatitet të zëvendësojë Draghin si kryeministër.

Pretendentë të tjerë të mundshëm për presidencën përfshijnë Pier Ferdinando Casini, një senator centrist që thuhet se ka marrëdhënie të mira ndërpartiake, Marta Cartabia, ministrja e drejtësisë dhe Giuliano Amato, një ish-kryeministër. Ndërkohë, një fraksion i Lëvizjes Pesë Yje po bën presion që Mattarella të qëndrojë edhe për një vit.

Exit mobile version