Home Ballina Berisha rikthehet në selinë e PD: “Do ketë protestë tjetër”

Berisha rikthehet në selinë e PD: “Do ketë protestë tjetër”

0

Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer pasditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Bashkë me Komisionin e Rithemelimit ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë oborrit, dera e të cilit ishte lidhur me zinxhirë për ta mbajtur jashtë.

Berisha edhe njëherë konfirmoi se do të ketë një protestë tjerër, por ende nuk ka një datë për të, ndërsa sqaroi se gazi lotsjellës me sasi të madhe e ka bërë që të tërhiqet nga vazhdimi i sulmit dje në PD. Por edhe njëherë nguli këmbë se protesta e djeshme ishte e gjitha paqësore, e se dhuna ishte ushtruar nga brenda prej mbështetësve të kryedemokratit Lulzim Basha.

Madje shtoi se para se Policia të hynte brenda godinës së Partisë Demokratike, Basha kishte nxjerrë me mjetet e tij të gjithë armët e përdorura ndaj protestuesëve. Ndërkohë që përsëriti disa herë se nga përplasja nuk do të kishte pasur asnjë viktimë, madje nuk do të prekej as edhe një deputet mbështetës i Bashës.

Exit mobile version