Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth zgjedhjeve serbe, si dhe qëndrimin e Kurtit, shkruan Scanner.
Berisha ka thënë se deklarata e Kurtit tregon se qeveria dhe kryministri nuk e kanë aftësinë për të gjetur zhgidhje diplomatike, dhe aftësinë e negocimit për të përfituar diplomatikisht Kosova, transmeton Scanner.
Berisha thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës, me ketë vendim ia krijoj një “penalti“ Aleksander Vuçiqit në raport me rivalët e tij politik në Serbi.
Shkrimi i plotë:
Në bazë të deklaratës së Kryeministrit Kurti, i bie se Serbia ka heqë dorë (pasi nuk ka parashtrua as kërkesë) për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.
E dyta, unë mendoj se Vuçiq është friksua se rezultati i votuesve në Kosovë, nëse ata votojnë jashtë Serbisë, ka me u konvertua në votë kundër tij. Pra, Vuçiq nuk i ka besua ndërmjetësimit evropian! Prandaj, për të qenë i sigurt i fton serbet kosovar që të votojnë brenda territorit në Serbi.
Dhe e treta, Vuçiq përfiton një pikë respekt nga faktori ndërkombëtarë, ngase duke mos insistuar në mbajtjen e zgjedhjeve në territorin shtetit të Kosovës, konsiderohet si njeri që ka vullnet të bashkëpunimit dhe të konsiderohet edhe më tutje si burrështetas kyç në Serbi.
Suma sumarum, qeveria e Republikës së Kosovës, me ketë vendim ia krijoj një “penalti“ Aleksander Vuçiqit në raport me rivalët e tij politik në serbi.
Përndryshe gjuha e Kushtetutes dhe ligjit janë arma institucionale për disiplinë shtetërore.
Por, deklerata e vendeve të Quintit është shqetsuese megjithat’.
Kjo tregon se qeveria dhe kryministri nuk e kanë aftësin për të gjetur zhjidhje diplomatike, dhe aftësinë e negocimit për të perfitua diplomatikisht Kosova.
Kjo nuk do të thot se nuk e mbeshtesim qeverinë për zbatimin e kushtetutshmërisë dhe ligjit, për ndalim të zgjedhjeve të Serbis në territorin e Republikës së Kosovës, por mos harmonizimi dhe gjetja e një zgjidhjeje të asistuar nga aleatet tanë është dobësi e qeverisë.
Quo vadis Albin?!