Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se përderisa nuk bëhet e ditur në opinion marrëveshja, e konsideron të ngjashme si të Ahmet Zogut me Nikolla Pashiqin.
Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur nga përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE’së, Josep Borell se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për letërnjoftimet. Megjithatë, pastaj u publikua dokumenti ku shihej se ishte një marrëveshje pothuajse e njëjtë sikur me atë të vitit 2011 të nënshkruar nga ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri.
Deputeti i PDK’së thotë se pala ndërmjetësuese (Bashkimi Europian) duhet ta publikojë tekstin ose duhet ta ndërpresë mashtrimin e opinionit, këtë e cilëson ai edhe si joseriozitet.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=552655733314761&id=100057110181734