Kanë mbetur më pak se 10 ditë nga mbajtja e protestës kombëtare të thirrur nga demokratët në Shqipëri.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se tubimi i 7 Korrikut do të udhëhiqet nga fronti opozitar, të cilit do t’i bashkohen edhe partitë tjera parlamentare dhe jo vetëm.
Sipas tij, arsye madhore për të protestuar është rritja e çmimeve.
Pasditen e së martës, kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi një takim me aktivistë, përfaqësues të grupeve të interesit dhe zëra kritikë.
“Të bëjmë gjithçka për suksesin e madh të protestës së datës 7 Korrik, një fillim të rëndësishëm të këtij fronti deri në shpëtimin e Shqipërisë”, ka thënë Berisha/Tv Klan/