Home Ballina Berisha: Albin e Vjosa, Amerika është adresa për Kosovën e nesërme

Berisha: Albin e Vjosa, Amerika është adresa për Kosovën e nesërme

0

Gazetari Ridvan Berisha ka komentuar takimin në Washington të znj. Osmani e z.Kurti me sekretarin Blinken duke uruar që ta kenë marrë leksionin Osmani e Kurti se Washingti ishte, është dhe mbetet adresa e madhe dhe e vetme për shtetforcimin e Kosovës.

Më poshte postimi i plotë i Berishës:

Takimi Osmani e Kurti me Blinken, është shans serioz që Kosova të lëvizë në procesin e shtetforcimit në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Mund të merremi me rekorde inatesh fisnore, e edhe të historisë së taktikave të dhunshme të partisë së Kurtit ndërsa ai ishte në opozitë, ka mjaft për çka të diskutohet mbi rrugëtimin e Kurtit e Osmanit në politikë.

Sot, është e rëndësishme që t’i arkivojmë për pak kohë historitë e pluralizmit të trazuar kosovar. Të mendojmë pa tension e në funksion të paqes për brezat e ardhshëm.

Secili takim i drejtuesve tanë shtetëror me krerët më të lartë të Washingtonit ka prodhuar rezultate për lirinë dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës, prodhoi rezultate historike në Rambuje, Vjenë etj, etj!

Nuk kanë faj miqtë tanë pse ne përbrenda këtu rropatemi e bllokojmë procese të rëndësishme për çështje puro karrikesh pushteti.

Shtëpia e Bardhë e Washingtoni ishte, është dhe mbetet shpresa e madhe që Kosova ta përfundoj rrumbullaksimin e shtetësisë në marrëdhëniet ndërkombetare.

Kush e shikon ndryshe, gabon rëndë, gabuan disa edhe në të kaluarën, uroj ta kenë marrë këtë leksion!

Exit mobile version