Home Lajme Botë Bëri lindje të parakohshme dhe ra në koma, nëna takon foshnjën për herë të parë pas 11 muajsh

Bëri lindje të parakohshme dhe ra në koma, nëna takon foshnjën për herë të parë pas 11 muajsh

0

Cristina dhe vajza Katerina u përqafuan për herë të parë pas kalvarit të gjatë që filloi më 23 korrik 2020 kur gruaja, 39 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë, pësoi arrest kardiak.

Mjekët arritën që të lindnin fëmijën me prerje çezariane.

Nënë e bijë pësuan lëndime të rënda dhe Cristina qëndroi në koma për 11 muaj.

Sot në mëngjes gruaja u largua nga instituti i rehabilitimit Agazzi në Arezzo dhe mundi të kthehej në shtëpi. Ajo përqafoi vajzën e saj për herë të parë pas pothuajse 2 vitesh.

“Të shohësh Cristinën kështu është tashmë shumë për ne”, tha bashkëshorti i saj Gabriele.

“Jam i bindur se dalëngadalë do ta rikuperojmë jetën tonë”.

Të gjithë miqtë e saj të vjetër, kolegët e punës si dhe familjarët e prisnin Cristinën këtë mëngjes.

Exit mobile version