Real Madridi ka dyfishuar epërsinë ndaj Valladolidit.
Karim Benzema ka shënuar në minutën e 89-të për rezultatin 0:2.
Real Madridi është rikthyer me fitore në La Liga, duke vazhduar kështu garën e ngushtë me Barcelonën për pozitën e parë në tabelë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi sonte në udhëtim kundër Real Valladolidit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Jose Zorrilla” përfundoi me rezultatin 0:2.
Të dy golat e fitores për kampionët në fuqi të Spanjës u shënuan nga Karim Benzema.
Sulmuesi francez fillimisht shënoi nga penalltia në minutën e 83-të, teksa fitoren e vulosi me golin e dytë pas gjashtë minutash (89′).
Vlen të theksohet se vendasit luajtën më një futbollist më pak nga minuta e 82-të, pas përjashtimit me karton të kuq Sergio Leon.
Real Madridi pas kësaj fitore ka 38 pikë dhe është lider në tabelë, me një pikë më shumë se Barcelona. Skuadra e drejtuar nga Xavi ndeshjen e kësaj jave e zhvillon nesër, kundër Espanyolit.
Real Valladolidi ndodhet në pozitën e 15-të me 17 pikë.