Home Sport Benfica e refuzon një ofertë prej 100 milionë eurosh për Enzo Fernandezin

Benfica e refuzon një ofertë prej 100 milionë eurosh për Enzo Fernandezin

0
Benfica e refuzon një ofertë prej 100 milionë eurosh për Enzo Fernandezin

Enzo Fernandez mund që së shpejti të ndryshojë ambient pasi që për të kanë shprehur interesim disa klube, pas paraqitjeve të tij të mira me Argjentinën në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Mesfushori, i cili u zgjodh lojtari më i mirë i ri në atë turne, thuhet se ka tërhequr interesimin e Real Madridit dhe Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.

Madje, sipas “Record”, Benfica ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh për Fernandezin. Mediumi portugez nuk e zbuloi emrin e klubit që bëri këtë ofertë.

Klubi nga elita e futbollit të Portugalisë thuhet se nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 120 milionë euro, çmim i cili është edhe në klauzolën e lirimit të 21-vjeçarit.

Vlen të theksohet gjithashtu se ish-klubi i argjentinasit, River Plate, do të përfitojë 25% nga tarifa e shitjes totale të lojtarit.

Enzo Fernandez me Benfican ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Exit mobile version