![Ben Affleck shfaqet duke qarë pranë Jennifer Lopez Ben Affleck shfaqet duke qarë pranë Jennifer Lopez](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/9-5.jpg)
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë padyshim një prej çifteve më të pëlqyera në botë.
Çifti që kanë një histori dashurie përrallash, po shijojnë muajin e mjaltit pas dasmës private.
Dy ditë më parë JLo festoi ditëlindjen e 53-të dhe disa pamje nga darka romantike po bëjnë xhiron e rrjetit.
Aktori 49-vjeçar u fotografua mbrëmjen e djeshme me fytyrën të skuqur, me lot në sy dhe dukej i prekur ndërsa po bisedonte me Lopez. Ata ishin në mes të një darke romantike në restorantin “La Girafe”, pranë Kullës Eiffel, kur në një moment ylli i “Selena” u pa duke ngushëlluar bashkëshortin e saj të ri në një moment prekës.
Këngëtarja shihet duke prekur me delikatesë fytyrën e Affleck për ta ngushëlluar atë. Megjithatë, duket se lotët e aktorit ishin lot gëzimi, pasi pas çastit emocionues u panë duke ndarë disa të qeshura.