Shtëpia franceze e modës Coperni tregoi një teknikë revolucionare që mund të përdoret për të bërë një fustan në trup të zhveshur në një çast duke përdorur një spray dhe ata zgjodhën një modele të famshme si model.
Bella Hadid dhe shtëpia franceze e modës Coperni janë përkujdesur për një sfilatë të vërtetë në Javën e Modës në Paris.
Në fund të spektaklit të prezantuar nga SS23 Coperni plot gjallëri, Bella doli në skenë e zhveshur, vetëm me brekë të bardha, në një çast u rrethua nga stilistë me shishe plot me sprej të bardhë, duke spërkatur me përpikëri trupin e saj, nga supet tek gjunjët, duke formuar pamjen e një fustani.
Kur boja u tha shpejt, ajo u kthye në një pëlhurë të vërtetë dhe formoi një fustan të bardhë, të ngjashëm me ato të shfaqura më parë në sfilatën e modës.
Kjo teknikë revolucionare është projektuar nga kompania spanjolle Fabrican, dhe është një polimer i veçantë që kur kombinohet me trupin, bëhet një pëlhurë e fortë. Por kjo nuk është e gjitha.
Kur jeni të ngopur me një fustan të tillë, mund ta shkrini në gjendje të lëngshme dhe të krijoni diçka tjetër.
Sébastien Meyer dhe Arnaud Vaillant , stilistë dhe themelues të shtëpisë së modës Coperni, tashmë i kanë çmendur të varurit nga moda me modelet e tyre të çuditshme dhe nuk ka dyshim se kjo do të bëhet një hit i vërtetë mes fansave të markës së tyre.
Dizenjuesit e përdorën atë polimer edhe për çantën e tyre në formë veze, të cilën e kthyen në ar të pastër dhe do të bëhet vetëm me porosi me çmime marramendëse.
Në çdo rast, sfilata e tyre, një performancë e paprecedentë që hap mundësi të reja jo vetëm në dizajnin e modës, u bë lajmi dhe sensacioni kryesor në Javën e Modës në Paris, duke lënë në hije markat edhe më të njohura.