Home Rozë Belen Rodriguez e shpall veten “single”

Belen Rodriguez e shpall veten “single”

0
Belen Rodriguez e shpall veten “single”

Mes të ftohtit të Janarit, modelja më e pëlqyer italiane Belen Rodrigez e ka gjetur një mënyrë për të bërë plazh, e natyrisht për të shkrepur disa foto që ngrenë temperaturat e Instagramit.

Nën diçiturën ‘Negrita’ modelja 37-vjeçare e lindur në Buenos Aires shfaqet duke marrë rreze dielli në plazhet e Uruguajt, në hemisferën jugore të globit që aktualisht ndodhet në stinën e Verës.

Shfaqet vetëm, pasi në një video të postuar më herët, ajo i thoshte të birit 8-vjeçar, por që ta merrnin vesh të gjithë se tashmë ishte “single”.

Duket se ajo i ka dhënë fund lidhjes që nuk zgjati as dy vite me artistin italian Antonio Spinalbeze, ndërsa flitet se po shoqërohet me ish-bashkëshortin, balerinin dhe prezantuesin e milanez Stefano di Martino.

Exit mobile version