Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook kontratat e nënshkruara nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi për mirëmbajtjen e autoudhëve në Kosovë.
Berisha ka publikuar këto dokumente pasi Durmishi në një postim në Facebook tha se nuk ka nënshkruar kontrata të tilla, ndërsa në kontratat e publikuara nga Berisha, konfirmohen pretendimet e këtij të fundit.
Në kontratat e publikuara nga Berisha shihet në 4 vende nënshkrimi i zëvendësministrit Durmishi i cili në postimin e tij tha se zv.ministri nuk nënshkruan kontrata nën 500 mijë euro, por vlera totale e këtyre kontratave shkon pikërisht aty ku pretendon Berisha, tek rreth 400 mijë euro.