Home Lajme Bekë Berisha: Edhe diaspora është e zhgënjyer me Kurtin, nuk do ta votojnë kurrë më

Bekë Berisha: Edhe diaspora është e zhgënjyer me Kurtin, nuk do ta votojnë kurrë më

0

Bekë Berisha, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se në protestën e sotme të zhvilluar nga organizatat e dala nga lufta, ka pasur edhe veteranë që e kanë votuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por që të cilët janë zhgënjyer.

Berisha, ka shtuar se  përveç tyre, të zhgënjyer janë edhe diaspora, për të cilët, Berisha, ka thënë se, nuk do ta votojnë më kurrë Kurtin.

“Aty ka edhe veteranë të UÇK-së që ishin në protestë sot ia kanë qit votën Kurtit, mirëpo ka zhgënjim shumë të madh. Kam pasur takime në diasporë dhe ka zhgënjim total me Albin Kurtin. Ka njerëz që nuk e kanë njohur realitetin këtu dhe është bërë propagandë e madhe edhe e kanë parë Kurtin si shpresë e ia kanë qit votën por nuk do t’ia qesin kurrë më”, ka thënë Berisha në Tëvë1.

Me tej, deputeti i AAK-së, ka thënë se ai beson që Kurti nuk do t’i ketë më votat e mërgatës.

“Për aq sa kam marrë vesh unë, nuk do të ketë më përkrahjen e mërgatës”, u shpreh Berisha.

Exit mobile version