Home Rozë Befason ylli Rita Ora – Tregon ngjashmëritë me qenushin e saj  

Befason ylli Rita Ora – Tregon ngjashmëritë me qenushin e saj  

0
Befason ylli Rita Ora – Tregon ngjashmëritë me qenushin e saj  

Ylli kosovar, Rita Ora duket mahnitëse në fotot e postuara së fundmi. Këtë herë ajo ka pozuar pranë qenushit të saj, të cilin duket se e ka nxjerrë në shëtitjen e mëngjesit.

Ylli 31 vjeçar i popit, duket mahnitëse me veshjen e saj të thjeshtë, por që i përshtatet sezonit pranveror, pikërisht me pantollona të tejdukshëm dhe me lule, po ashtu me aksesorë shumë ngjyrësh.

Por, ajo çfarë bie në sy është mbishkrimi që Rita duke qeshuar ia ka vendosur fotove të saj.

“Kur qeni juaj më në fund e kupton se sa ngjajmë”, shkroi krijuesja e hitit “Anywhere”.

Duke u bazuar në këtë përshkrim, fansat e saj nuk kanë hezituar që të komentojnë me të tilla krahasime: “Si nëna si foshnja”.

Exit mobile version