Home Lajme Befason Driton Selmanaj: Ne nuk kemi qeveri fare

Befason Driton Selmanaj: Ne nuk kemi qeveri fare

0

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka dhënë një deklaratë ‘bombë’ në emisionin Politiko, ku ka theksuar se Kosova nuk ka qeveri fare.

Sipas, Selmanajt po ndodh një kapje klasike e shtetit, dhe se partia në pushtet po pengon shumë procese duke i kthyer në Kuvend, për shkak se nuk po rekrutohen emrat e tyre.

“Ne s’kemi qeveri fare, pse e them këtë, në kontestin e kapjes ne kemi një përpjekje tashmë publike, pa e fsheh sepse dikur partitë e tjera politike, e të cilat i kam akuzu vazhdimisht edhe kur s’kam qenë në politikë unë, e bënin pak , por edhe e stivonin, këta tash kanë fillu edhe hapur”

“Vjen bordi i OBSh-së e rrëzon në kuvend, vjen Autoriteti i Konkurrencës e rrëzon në kuvend, vjen komisioni për ndihmë shtetërore, dhe problemi se të gjitha këto po i përmendi janë nën monitorim të projektit britanik. Britanikët po i monitorojnë procesin e rekrutimit, dhe kjo qeveri nuk i voton në kuvend sepse nuk i ka emrat e tyre”

“Kapje klasike e secili institucion ku munden, nëse nuk munden dy herë e dështojnë zgjedhjen e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk janë njerëzit e tyre”, tha Selmanaj. 

Exit mobile version