Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka vizituar në Hagë, ish-krerët e UÇK-së, shkruan Scanner.
Në një postim në Facebook, ai ka njoftuar se ka takuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, si dhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.
Postimi i plotë:
Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë!
Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre.
Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan.
Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë.