Home Rozë Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë pas fotos së çiftit Bora-Donald, mesazhi i koduar i këngëtares

Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë pas fotos së çiftit Bora-Donald, mesazhi i koduar i këngëtares

0
Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë pas fotos së çiftit Bora-Donald, mesazhi i koduar i këngëtares

Heshtja e Beatrix Ramosaj pas fotos së çiftit Bora Zemani-Donald Veshaj nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë.

Dhe sigurisht nuk ka munguar një mbishkrim pikant. “Krejt toksinat Ramosaj ty t’i shëron”- shkruan Beatrix krahas fotove duke u interpretuar si një thumb.

Sikurse kanë bërë prej muajsh, Donald Veshaj dhe Bora Zemani ‘thyen’ sërish rrjetin të martën. Të buzëqeshur dhe me mesazhin e thjeshtë “Na lini të kërcejmë”, ata zyrtarizuan kështu ribashkimin e tyre.

Moderatorja do të jetë e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj që nis më 1 tetor. Pak pas foto është publikuar edhe promoja e emisionit “Më lër të flas”. Nga sekuencat e intervistës kuptohet se ata kanë folur për të gjitha. Duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet. “Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thonim njëri-tjetrit. “-thotë Donaldi.

Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës. Mes të tjerash Romeo e pyet moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”, përgjigje që do e marrim ditën e transmetimit të emisionit.

Kjo vjen pak javë pasi Semi Jaupaj postoi një foto me çiftin në ‘Sunny Hill Festival”.

Më pas moderatorja dhe aktori ndërmorën një hap tjetër drejt njëri-tjetrit dhe filluan të ndiqen në rrjetin social Instagram.

Ata u ribashkuan pak pas daljes së Donald Veshajt nga “Big Brother VIP”, por vendosën që fillimisht të fshihen nga mediat dhe njerëzit. Gjithsesi nuk ia dolën sepse u fotografuan bashkë me poshime, në darka, jashtë shtetit… dhe më në fund ja ku janë.

Exit mobile version