Balina Bodinaku ka reaguar për herë në lidhje me përplasjen në distancë me Beatrix Ramosaj e cila e akuzoi se po përpiqet t’i prishë imazhin. Trixa nxori një komunikim të Balinës me një fanse të saj ku thoshte se ka marrë informacion se ajo mund të ketë shkuar në Dubai me të dashurin.
Balina thotë se në këtë mes është ajo që i është prekur privatësia duke i publikuar një bisedë që nuk është publike ndërsa thekson se mendonte se në anën tjetër ishte një person që e njihte
“Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këto kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale më takojnë mua.
Ky është një komunikim nga instagrami im personal me një person që mendoja se e njihja por në fakt ishte një account fallco (as me Beatrix siç është kuptuar nga disa). Nuk është një komunikim publik; publik zgjodhën të bëjnë kushdo që shkeli ligjin duke shkelur privatësinë e komunikimit tim.
Për më tepër aty nuk ka asnjë deklaratë ku unë të pretendoj çfarë është e vërtetë apo jo. Kush dëshiron ta shohë e sheh. Kush dëshiron ta përdorë do e përdorë gjithsesi. Në këtë pikë jam unë që më është prekur privatësia. P.s. është komunikim im personal dhe si i tillë nuk ka asnjë lidhje me produksionin”, shkruan Balina Bodinaku.