Home Lajme BE e nxit Kuvendin e Shqipërisë të votojë zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut

BE e nxit Kuvendin e Shqipërisë të votojë zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut

0
BE e nxit Kuvendin e Shqipërisë të votojë zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut

Bashkimi Evropian e ka nxitur Kuvendin e Shqipërisë që të votojë zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut.

Përmes një deklarate, thuhet se përfundimi i procesit të Vettingut është thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa thekson se pret që zgjatjen e mandateve ta votojnë të gjithë deputetët.

“Hap i rëndësishëm sot në Kuvend me paraqitjen e projekt-amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut, për t’u votuar nga të gjithë deputetët. Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit. Përfundimi i suksesshëm i procesit të Vettingut është tejet i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Edhe ambasada amerikane në Tiranë, në një reagim në Twitter duke shpërndarë njoftimin e BE-së, thotë se “SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe është dakord se mbështetja për amendamentin kushtetues për zgjatjen e Vettingut e mban Shqipërinë me vendosmëri drejt rrugës së anëtarësimit. Vazhdoni të ecni përpara”. /tvklan.al/

Exit mobile version