Bashkëthemeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i “Binance”, Changpeng Zhao është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi që ka bërë para dy ditësh në Twitter, Zhao ka deklaruar se adaptimi i kriptove nuk do të ndalet kurrë, shkruan lajmi.net.
“U takua me kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Edi Rama në këtë të shtunë të bukur. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë”, ka shkruar Zhao.
Kujtojmë se takimi mes Zhaos dhe Ramës vjen pas zhvillimeve të fundit në “botën” e kriptovalutat dhe pas falimentimit të FTX-së, për të cilën Zhao ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë ndikim.