Home Ballina Bashkëpunëtorja e ngushtë e Behgjet Pacollit, emërohet këshilltare e Vjosa Osmanit

Bashkëpunëtorja e ngushtë e Behgjet Pacollit, emërohet këshilltare e Vjosa Osmanit

0

Rejhan Vuniqi dikur ish zëvendës ministre e Punëve të Jashtme dhe bashkëpunëtorë  e ngushtë e Behgjet Pacollit, është emëruar këshilltare politike e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, raporton Gazeta Blic.

Së paku kështu shkruan në faqen e saj në Facebook.

Së fundi Vuniqi pothuajse çdo postim të presidentes Osmani e bënë “share” edhe në faqen e saj në Facebook.

Gazeta Blic ka kontaktuar me këshilltar të tjerë të presidentes për të marrë një përgjigje, por që dy nga ta nuk kanë kthyer përgjigje.

Por lajmin e kanë konfirmuar burime të Gazetës të afërta me Aleancën Kosovare e Re e Behgjet Pacollit.

“ Po ajo është emëruar në atë pozitë”, ka thënë shkurt ky burim.

Por ky lajm nuk duket se ka “befasuar” askënd, meqë Vuniqi kishte dal publikisht duke e përkrahur “Listën Guxo” që ishte themeluar nga Vjosa Osmani.

Staturi i saj i datës 27 Janar 2021

“Prandaj, edhe pse me halle dhe me vështirësitë e jetës, ata tashmë GUXOJNË të kërkojnë dhe e duan NDRYSHIMIN! T’i ulim shpatat e ngritura dhe ta dëgjojmë zërin e çjerrur të këtij populli të cilët dëshpërimisht duan të dalin nga kjo humnerë e krijuar nga vet ata që i kanë votuar deri më tani. #GUXOteNDRYSHOSH #guxomevjosen”, kishte hkruar ndër të tjera, Vuniqi.

Exit mobile version