Home Lajme Barrikadë edhe në Lagjen e Boshnjakëve

Barrikadë edhe në Lagjen e Boshnjakëve

0
Barrikadë edhe në Lagjen e Boshnjakëve

Serbët lokale sot kanë ngritur një barrikadë në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të veriut, dhe te Kërrshi i Dudës, rrugë që çon për në Jarinje.

 

Lagja e Boshnjakëve është një vendbanim i banuar me shqiptarë, serbë dhe boshnjakë dhe rruga ku është vendosur barrikada është një prej rrugëve që lidh Mitrovicën e veriut me atë të jugut.

Barrikada, sot gjatë natës, janë vendosur edhe te Kërrshi i Dudës, rrugë që çon për në Jarinje, raporton RTK.

Barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e tetëmbëdhjetë ditë po vazhdojnë të qëndrojnë aty, ndërsa pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak mbesin të mbyllura për shkak të sigurisë.

Lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veri të vendit, kryeministri Albin Kurti, të hënën, ka mbledhur në një takim Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Në këtë mbledhje, thuhet se strukturat ilegale si dhe grupet kriminale po vazhdojnë të kryejnë akte ekstremiste ndaj qytetarëve të Kosovës, institucioneve shtetërore, ndaj pjesëtarëve të Policisë, gazetarëve, ndaj pjesëtarëve misionit të EULEX-it dhe njësive patrulluese të KFOR-it.

Exit mobile version