Tutje, ai ka përmendur edhe deklaratën e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se “Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Lidhur me këtë, Arifi tha se nuk ka garancë më të madhe për Kosovën se kjo deklaratë.
Megjithatë, sipas Arifit themelimi i Asociacioni të komunave me shumicë serbe është i pashmangshëm.
“Nuk ka garancë më të madhe se kur SHBA-të thonë se Kosova e ka të garantuar sigurinë nga SHBA-ja. Asociacioni është i pashmangshëm. Nuk ka rëndësi se cili kryeministër do jetë. Nuk është çështja vetëm të hiqen barrikadat, duhet të zgjidhen politikisht problemet me Serbinë”, deklaroi Arifi në emisionin “Këndi i Debatit”, në tëvë1.
Ndërkaq sa i përket propozimit franko-gjerman, Arifi vlerësoi se mund të përfundojë shumë shpejt në qoftë se pala kosovare tregohet më e matur në prononcime.
“Ne nuk kemi shumë fuqi policore për të bërë shumëçka, por po flasim palidhje. Deputetët e Republikës së Kosovës kanë shumë peshë kur flasin”, tha ai tutje./teve1.info/