Marcus Rashford është kthyer edhe një herë në listën e dëshirave të Barcelonës.
Skuadra katalane është duke planifikuar lëvizje të mëdha në merkaton e verës dhe emrat janë të shumtë që lidhen me ‘Blaugranat’ – sidomos emra sulmuesish.
Anëtari i Manchester United, Marcus Rashford është në mesin e lojtarëve që ka marrë interesimin e Barcelonës, përcjell lajmi.net.
‘Sport’ bën të ditur se Barca janë të interesuar për sulmuesin anglez, i cili duket se tek United nuk është në pjesën e të ‘paprekurve’.
Kontrata e Marcus Rashford me Man United skadon në vitin 2023, kështu që Barca synon ta marrë atë me një çmim më të lirë gjatë kësaj vere.
Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e Barcelonës për Marcus Rashford, në rast se do të ketë një të tillë.