La Liga po vazhdon ta refuzojë regjistrimin e përforcimeve të reja të Barcelonës.
Dhe, ky fakt e ka shtyrë gjigantin katalunas që ta vazhdojë shitjen e aseteve, në mënyrë që trajneri Xavi Hernandez t’i ketë në dispozicion përforcimet e reja qysh të shtunën kundër Rayo Vallecanos.
Mediat spanjolle raportojnë se “Blaugrana” janë të gatshëm t’i shesin edhe 25 për qind të “Barça Studios”, në mënyrë që t’i regjistrojnë blerjet e reja.
Lajmin e ka bërë të ditur më saktësisht “Radio Barcelona”.
Së fundmi, klubi spanjoll i kishte shitur tek “Socios.com” 24,5% të “Barça Studios”.
Katalunasit me gjasë do t’ia shesin 25% “Barça Studios” grupit GDA Luma për afro 100 milionë euro.
Ka mundësi që këtij klubi të mos i mjaftojë as kjo shumë, e cila me aktivizimin e levës së katërt, i duhet ta bëjë një tjetër reduktim të rrogave me një total prej 30-40 milionë euro.
Në këtë mënyrë do të vinte edhe drita e gjelbër nga La Liga për regjistrimin e përforcimeve të reja.