Barcelona ka barazuar me rezultat 3:3 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen miqësore për sëmundjen ALS.
Julian Alvarez kaloi Cityn në epërsi në minutën e 21-të pas një gabimi amatoresk të portierit të Barcelonës, Inaki Pena.
Aubameyang barazoi shifrat në “Camp Nou” në minutën e 29-të.
Frenkie De Jong kaloi vendasit në epërsi në minutën e 67-të, para se tre minuta më vonë Palmer të barazonte rezultatin.
Golin e epërsisë së dytë për katalonasit e shënoi Depay në minutën e 80-të, pas një aksioni të bukur.
Ndërkohë, për rezultatin 3:3 u përkujdes Mahrez, i cili shënoi nga penalltia në minutat shtesë.