Barcelona i ka vendosur ultimatum yllit të saj, Ousmane Dembele.
Francezi Ousmane Dembele tash e disa kohë është në qendër të vëmendje së mediave spanjoll, për shkak të rinovimit të kontratës së tij me katalanët.
Lojtari ka kërkuar një pagë shumë të lartë dhe kjo ka bërë që negociatat të ngecin, ndonëse ai ka thënë se do t’i zbresë kërkesat.
Tani, Barca ka humbur durimin me të dhe duan një përgjigje gjatë kësaj jave, përcjell lajmi.net
Nga klubi janë të vendosur që nuk do të rrisin ofertën dhe nuk do të ketë tentime tjera për rinovim.