Home Lajme Ekonomi Banka Botërore po përgatit pako ndihme për Ukrainën prej 3 miliardë dollarësh

Banka Botërore po përgatit pako ndihme për Ukrainën prej 3 miliardë dollarësh

0

Banka Botërore ka njoftuar të martën se është duke përgatitur një pako ndihme prej 3 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila do të përfshijë gjithashtu edhe 350 milionë dollarë si fonde të menjëhershme.

Kësti i parë i kësaj pakoje do të paraqitet te bordi i bankës për aprovim këtë javë dhe do të përcillet nga kësti i radhës 200 miliardësh për mbështetje të shëndetit dhe arsimit.

Kështu ka njoftuar Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, në një deklaratë të përbashkët me drejtoreshën menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

Fondi Monetar Ndërkombëtar si dhe Banka Botërore janë zotuar për të ofruar ndihma të mëtutjeshme për Ukrainën dhe kanë ndërmarrë hapa të shpejtë për realizimin e premtimeve.

Exit mobile version