Home Lajme “Banda e LVV me prezencë në qeveri janë treguesit e krimit, refuzimit dhe frikës”, ish-ministrja e Kulturës shpërthën me akuza kundër Qeverisë Kurti

“Banda e LVV me prezencë në qeveri janë treguesit e krimit, refuzimit dhe frikës”, ish-ministrja e Kulturës shpërthën me akuza kundër Qeverisë Kurti

0

Ish-ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka reaguar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend.

Dumoshi ka akuzuar qeverinë Kurti duke thënë se banda e LVV me prezencë në Qeveri janë treguesit e krimit, refuzimit dhe frikës.

“Sinjali i skandaleve nuk po merr fund, tashmë i kanë instaluar këtu dhe i kanë aktivizuar më larg Republikës. Ambasadorët duke i vënë në këmbim të pazareve, e vendit duke i dhënë argat të krimit. Kriza energjetike me 100% rritje, tani po merr kuptim. Metoda e përfitimit në krizë nënkupton rrënimin e shtetit në realitet. Por, për 51% e qeverisjës, të cilët bënë rrugë politike me kauzen e hajnave të vjetër tash janë në fillim të tyre dhe mbi ta. Kësaj të keqe po i vendosin standard të dyfishtë duke refuzuar formimin e Komisionit Hetimor për Energji. Banda e LVV me prezencë në Qeveri janë treguesit e krimit, refuzimit dhe frikës. Ska si ndryshe. Këtij dështimi po i prijnë heshtja e Presidentes, Kryeministrit dhe gjithë ministrat e qeverisë së skandalizuar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Exit mobile version