Home Sport Ballkani ia “qëndis” gjashtë gola La Fioritas në ndeshjen kthyese

Ballkani ia “qëndis” gjashtë gola La Fioritas në ndeshjen kthyese

0
Ballkani ia “qëndis” gjashtë gola La Fioritas në ndeshjen kthyese

Ballkani ka dhuruar spektakël edhe në ndeshjen e dytë të luajtur kundër La Fioritas në “Fadil Vokrri”.

Sikurse në të parën, edhe në ndeshjen kthyese suharekasit u treguan të pamëshirshëm duke dhuruar festival golash.

Vendasit gjetën rrugën e rrjetës plot gjashtëë herë përmes Rrahmanit (x3), Krasniqit dhe Abazit(x2) , për ta çuar në shtëpi ekipin nga San Marino.

Ndeshja foli komplet “në gjuhën” e ekipit kosovar që dominuan në secilin aspekt përballjen.

Rezultati i përgjithshëm i këtyre ndeshjeve është 10-0 zero.

Skuadra e Ilir Dajës kalon lehtësisht në raundin tjetër ku pret një skuadër po ashtu jo shumë të vështirë në letër. 

Exit mobile version